Presidenti Meta ngushëllime për Rexhep Çelikun: Humbje e madhe


11:46 | 12/01/2018

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet famijes për ndarjen nga jeta të valltarit Rexhep Çeliku. Përmes një mesazhi në faqen e Presidencës, kreu I shtetit shprehet se është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”-shkruan Presidenti.

Në shenjë nderimi ndaj mjeshtrit të valles, Presidenti Ilir Meta ka vendosur foton e Çelikut në faqen online të Presidencës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono