Presidenti i ri i Maqedonisë, Nesho: Zgjedhje historike për shqiptarët

20:52 | 06/05/2019

Diplomati Agim Nesho e konsideroi si historike për shqiptarët zgjedhjen e Stevo Pendarovskit në krye të shteit të MAqedonisë së Veriut. Gjatë emisionit “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, ai theksoi se vendet perëndimore e kanë konsideruar njeriun e tyre presidentin e ri të Maqedonisë.

“Ai që është problem në Ballkan ëhtë që elitat ndryshojnë me vonesë. Ky (Pendarovski) e ka provuar veten sepse është një akademik. Ka punuar me ambientet dhe institucionet ndërkombëtare. Një njeri jep shpresën që do jetë njeriu që me të drejtë Perëndimi e ka quajur njeriu i tij. Ishim në një moment shumë kritik për sigurinë në Maqedoninë e Veriut. Një njeri që do i shërbejë interesave të gjithë popullit që rrallë herë ka ndodhur në këto vende. I urojmë suksese dhe duhet të themi që ishte zgjedhja më e mirë. Një zgjedhje historike jo vetëm për maqedonasit, por edhe për shqiptarët”, tha Agim Nesho.

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te zhvilluar të dielën në këtë vend. Pendarovski mori rreth 16 mijë vota me shumë se rivalja e tij Gordana Siliankovska.

Pendarovski u kandidua në këto zgjedhje nga koalicioni në pushtet, LSDM dhe BDI. Duket se në raundin e dytë është mbështetur edhe nga elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka, që mori 10 % të votave në raundin e parë në 21 Prill. Kështu duket se mbështetja e shqiptarëve me votë për kandidatin pro-evropian ishte vendimtare në fitoren e tij përballë kandidates opozitare Silianovska./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono