Presidenti i PE-së: Nuk do të ketë asnjë revolucion populistësh

18:38 | 12/01/2019

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, u shpreh se zgjedhjet europiane të muajit Maj nuk do të sjellin asnjë surprizë. Ai u shpreh i bindur se nuk do të jetë asnjë mazhorancë të sovranistëve dhe populistëve.

Nuk ka asnjë revolucion në prag të muajit Maj me zgjedhjet në Bashkimin Europian, është vetëm një propagandë e partive sovraniste dhe populiste italiane. Deklarata u bë nga Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian duke shtuar se komisioni i ri i BE-së do të ketë një komisioner nga Lega apo Lëvizja “5 Yjet”, gjithnjë nëse do jetë ende në pushtet qeveria aktuale në Romë. Tajani theksoi se nuk ka asnjë shans që sovranistët dhe populistët të jenë mazhorancë në Parlamentin Europian.

Presidenti i Parlamentit Europian shpjegoi se aleanca e populistëve me sovranistët nuk është në rend të ditës pas votimeve. Sipas tij, qeveria aktuale në Itali duhet të largohet pasi nuk është e aftë të përfundojë asnjë punë. Nëse partia popullore europiane do të ketë presidencën e parlamentit, Tajani u shpreh se do të kandidonte sërish për një hapësirë politike, e cila duhet t’i përkasë një italiani. Ai theksoi se Italia do të humbasë presidencën e Bankës Qendrore Europiane si dhe postin për politikë të jashtme./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono