Presidenti Duterte sulmon kishën: Vritini priftërinjtë

11:24 | 07/12/2018

Presidenti i FIlipines ka kërcënuar përsëri Kishën Katolike në vend duke i kërkuar qytetarëve që të vrasin priftërinjtë. Kjo thirrje erdhi pasi kisha katolike kritikoi administratën e tij.

Sulm i ri i ashpër i Presidentit të Filipines Rodrigo Duterte kundër drejtuesve të kishës katolike, duke i përkufizuar të padobishëm pasi kritikuan administratën e tij. Dhe për këtë, Duterte ka ftuar besimtarët t’i ekzekutojnë. “Vritini priftërinjt tuaj. Këta nuk shërbejnë për asgjë. E vetmja gjë që dijnë të bëjnë është të kritikojnë”, u shpreh presidenti-diktator në një fjalim të mbajtur në një ceremoni për vlerësimin e punëtorëve më të mirë Filipinas jashtë vendit. Sulmi është shoqëruar me tone të dhunshme dhe vulgare.

Duterte – shkruan Asianews – ka deklaruar që Kisha katolike është institucioni më hipokrit. “Pjesa më e madhe e priftërinjëve janë gej, pothuajse 90% e tyre, pra të mos insistojnë të më bëjnë moral”, thotë ai. Ashtu siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, profokimi I Dutertes nuk ka marrë përgjigje. Priftërinjt tentojnë të ulin tensionet dhe theksojnë që raportet mes Kishës dhe Shtetit karakterizohen nga bashkëpunimi për zhvillimin social dhe për të mirën e vendit. “Nuk duam t’i hedhim benzinë zjarrit”, thuhet në deklaratën e Kishës në Filipine.

Më herët priftërinjt kritikuan luftën e përgjakshme të presidentit ndaj trafikut të drogës që shkaktoi 5 mijë të vdekur. Kërkesa e fundit e Dutertes shkaktoi indinjimin e pjesës më të madhe të popullatës që e akuzojnë atë për blasfemi. Jo vetëm katolikët por edhe protestantët kanë manifestuar irritim për fjalët e presidentit kundër Zotit dhe Kishës. Në Filipine, katolitët përfaqësojnë 90% të popullsisë. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono