Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, të dhënat e para për pjesëmarrjen

16:13 | 21/04/201916:130

Vijon i qetë procesi i votimit në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Paraditen e sotme kanë votuar dhe tre kandidatët për postin e kreut të shtetit. Ata bënë apel për pjesëmarrje masive në votim.

Në Maqedoninë e Veriut  mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues. Sic ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në ora 13.30 kanë votuar 20.45% e votuesve. Gjatë ditës kanë votuar edhe kandidatët presidencial. Blerim Reka kandidati shqiptar pas votimit ftoi qytetarët që masivisht të dalin në votime.

Kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski bërri thirrje për zgjedhje të qeta, siç tha, të një vendi që së shpejti do të bëhet pjesë e familjes euroatlantike.

Stevo Pendarovski, Kandidat Presidencial: “Pres një ditë të qetë zgjedhore, siç i ka hije një shteti evropian. Pres dalje masive, për shkak se qytetarët e dijnë se nuk bëhet fjalë për zgjedhje individuale, por për një koncept që RMV-ja duhet të vazhdojë të zhvillohet”.

Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska bëri thirrje që me këto zgjedhje të tregohet kapaciteti demokratik i vendit.

Gordana Siljanovska, Kandidate për Presidente: “Shpresoj se përfundimisht do të dalim nga labirinthi i tranzicionit dhe do të hyjmë në tranzicionin demokratik. Fushatën e kam ngjyrosur me dituri, përkushtim dhe argumente për të dëshmuar se ne gratë kemi kualitete të veçanta”.

Në gjithë vendin nuk janë raportuar incidente apo shkelje të së drejtës së votës, përveç disa problemeve të natyrës teknike që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia në vitin 1991. /abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono