Presidencialet amerikane 2020, Bloomberg: Shpenzoj 1 miliard dollarë për të mundur Trump

12:11 | 13/01/202012:110

Dhe nëse nuk do të jetë ai kandidati kryesor përballë Tramp në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ish kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg, u shpreh se do të shpenzojë 1 miliard dollarë për të mundur kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Miliarderi Majkëll Blumberg nuk përjashtoi mundësinë për të shpenzuar një milliard dollarë të pasurisë së tij në garën për presidencialet amerikane, dhe në rast se nuk do të jetë ai kandidati i demokratëve kundër Donald Trump.

Ai premtoi se do të mobilizojë fushatën e tij të pasur për të ndihmuar dhe senatorët Berni Sanders apo Elizabet Uoren, nëse do të fitonin zgjedhjet paraprake, për të mundur Donald Trump, pavarasisht këndvështrimeve politike që i ndajnë.

Lajmi raportohet nga New York Tiems që citon Bloomberg. Gjatë një ndalese në Teksas Blumberg u shpreh se çdo gjë varet dhe nga kandidati kryesor.

Ai që do të marrë emërimin mund të mbështetet jo vetëm financiarisht por dhe në rrjetin organizativ të miliarderit.

Ish kryebashkiaku i New York, ka një pasuri prej më shumë se 50 miliard dollarësh, dhe deri tani ka shpenzuar më shumë se 200 milion dollarë në reklama, me një ritëm shpenzimesh që në muajin mars do të jetë i barabartë me shumën e shpenzuar nga Barak Obama në fushatën elektorale të vitit 2012./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono