Presidenca e Kroacisë, Soreca: Me rëndesi ngritja e Gjykatës Kushtetuese e miratimi i Reformës Zgjedhore

21:53 | 20/01/202021:530

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë vijon të jetë në listën e kërkesave sa i përket përparimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit me vendet e Bashkimit Europian. Për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca Gjykata Kushetuese duhet të vihet në funksion në një kohë sa më të shpejtë. Nuk janë vetëm këto detyrat që duhet të përmbush Shqipëria.

“Në axhendën e integrimit në BE në krye të saj duhet të jenë vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe të reja gjyqqësore, Gjykata Kushtetuese plotësisht funksionale, miratimi i ligjeve lidhur me mborjtjen e pakicave si dhe realizimi i Reformës Zgjedhore”

Për 6 muajt e ardhshëm Kroacia do të mbajë Presidencën e Këshillit të Europës. Në ceremoninë për këtë rast, Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramaric bëri një prezantim të përparësive kryesore të Presidencës Kroate. Ai përçoi mesazhin e kryeministrit të vendit të tij se kracia do të do të luaj një rol motivues dhe mbështetëts për shqipërinë e maqedoninë  e veriut por megjithatë theksoi se qasja e Kracisë do të jetë mbi bazën e meritës.

“Do të jemi një ndërmjetësues ambicioz në mbështetjen tonë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, natyrisht duke u bazuar tek arritjet që ato do të kenë në përmbushjen e të gjtiha kushteve dhe kritereve. Ne do ti sjellim më afër të gjtihë partnerët tanë të Europës Lindore me BE”

Pak ditë më parë në Tiranë ishte dhe Komisiioneri për Zgjerimin të BE, Oliver Varheli i cili kërkoi prej shqipërisë adresimin në një kohë më të shpehtë të shqetësimeve të theksuara nga Franca dhe Finlanda që bllokuan integirmin e vendit në tetor të vitit që shkoi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono