Prerjet e reja të kartëmonedhave, Sejko: Të parat dalin më 30 Shtator

18:16 | 16/09/201918:160

Për herë të parë në dy dekada, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë serinë e kartëmonedhave që qarkullojnë në treg, duke hedhur gradualisht në qarkullim 6 prerjet e reja. Të gjitha llojet e kartëmonedhave tashmë do të kenë një madhësi më të vogël, ndërsa tematika e tyre nuk ka ndryshuar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tregon se nevoja për të emetuar prerje të reja lidhet me forcimin e elementëve të sigurisë në kartëmonedhat tona, të cilat nuk kishin ndryshuar prej vitesh.

Duke nisur nga 30 Shtatori, në treg do të hyjnë në qarkullim 2 kartëmonedhat e para, dyqind dhe pesë mijë Lekë. Banka e Shqipërisë ka vendosur që vetëm prerja dyqind Lekë të ketë përbërje polimeri, i cili është një material më i fortë por dhe më i kushtueshëm.

Prerja dhjetë mijë Lekë ende nuk ka përfunduar dizajnin e plotë, por tematika i dedikohet himnit kombëtar dhe në portret do të jetë autori i tij, Asdreni.

Në total janë 6 kartëmonedha që do të ndryshojnë, ndërsa ato ekzistueset nuk do të dalin automatikisht nga qarkullimi, por banka qëndrore nuk do të hedhë më prerje të reja të tyre duke bërë që ato të mos jenë më në qarkullim pas disa vjetësh./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono