“Pranvera sjell alergjitë”, mjekja Maria Zoto: Kurimi i rëndësishëm, çfarë duhet të keni parasysh

09:18 | 12/02/202009:180

Mjekja alergologe Maria Zoto në Spitalin Hygeia ka folur në lidhje me faktorët ndikues të saj, ku ka theksuar se ndryshimet klimatike kanë një rol të rëndësishëm.

Doktoresha në një bisedë me Enkel Demin nga ABC-ja e Mëngjesit është shprehur alegjia është një grup sëmundjes që karakterizohet nga reagimi i organizmit ndaj faktorëve të jashtëm, ndaj të cilëve nuk mund të ruhemi por janë disa masa që na ndihmojnë që të shmangim thellimin e tyre.

Alegjia është një grup sëmundjes që karakterizohet nga reagimi i organizmit ndaj faktëve të jashtëm,  sikur këto faktorë të jashtëm ti kemi prezent ne jemi vazhdimisht sëmurë. Ato janë patologji kronike që zgjasin në kohë kanë një tendencë që të trashëgohen dhe i gjejmë shumë shpesh brenda familjes. Shfaqen shumë shpesh në fëmijërinë e hershme në adultet e rinj, moshat e reja dhe ka një tendencë në rritje ndër vite. Mendohet se para 100 vitesh kishte shumë pak raste, por mbrenda 50 vitesh sidomos në vendet e zhvilluara numri është rritur, dhe kjo shkon paralelisht me historinë e zhvillimit të industrisë, urbanizimin me stilin e jetës, jetojmë më shumë në ambjente të mbyllura. Bashkë me stilin e jetës me qëndrimin më shumë brenda se jashtë me largimin nga natyra, nga sportet të gjitha bashkë,” tha doktoresha.

Doktoresha alergologe ka folur gjithahstu në lidhje me alergjitë më të shpeshta me të cilat përballet secili nga ne ku ka veçuar ndër të tjera rrufën . Ndër të tjera ajo ka dhënë dhe këshillat që duhet që ne të mbrohemi nga përhapja e tyre, ku ka bërë thirrje që nëse shikojnë shenja se janë të prekur nga alergjitë atëerë është e nevojshme që të dejtohen për të marrë dhe këshillat e duhura nga elergologu.

Ajo që ndeshet më shpesh është pjesa e rrufës, sepse faktorët që janë në ajër hyjnë në rrugët e frymëmarrjes përmes ajrit dhe neaty biem në kontakt me mukozat dhe vijojnë siptomat e rrugës së frymëmarrjes dhe shfaqen me teshtime, me bllokim me rrufë, me kruajtje hundësh dhe me skuqje të syve. Shpesh ka raste që për alergjitë nuk ka stinë dhe pse në pranverë dhe vjeshtë ato priren që të rriten pasi rritet lagështia. Përmes provave të ndryshme të alergologjisë ne mund të parandalojmë e raste thellimin e alergjive, përmes vaksinave të ndryshme. Është e rëndësishme që një person që është alergjik duhet të shkjë patjetër tek alergologu. Secili mund të dallojë një alergji nga viroza pasi ajo është më ë gjatë në kohë dhe përsëritet në kohë. Madje ka raste që na vijnë fëmijë dhe nga pediatër të cilët dyshojnë për alergjin ndaj është i rëndësishëm takimi me alergologun”, është shprehur doktoresha Maria Zoto./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono