Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar nga Burreli, i cili tentoi të korruptojë nje punonjëse të Policisë Kufitare në Rinas, me 50 Euro për të kaluar në hapësirën Schengen.
Sipas policisë, këtij shtetasi i ishte refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, por ai ka tentuar të korruptojë punonjësen e policisë, me qëllim për të kaluar kufirin drejt Belgjikës, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.
Policia kufitare e Rinasit u ka refuzuar daljen 88 shtetasve shqiptarë, të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Schengen.
Gjatë dy javëve të fundit nga Policia Kufitare e Rinasit janë kapur 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas me dokumente të falsifikuara,12 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri dhe nje shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi. /abcnews.al