Pranga 2 policëve të portit dhe 2 doganierëve


17:45 | 06/12/2017

Pas arrestimit një ditë më parë të nënkomisarit të policisë se Fierit, Festim Lelaj, edhe dy efektivë të policisë kufitare të Durrësit u ndaluan si të përfshirë në trafikimin e 2,5 tonëve kanabis drejt Italisë. Në pranga ranë sot edhe një doganier dhe një agjent doganor në Portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në vijim të operacionit, për trafikimin në Itali të 2,5 tonëve drogë në janar të këtij viti, ndaloi këtë të mërkurë edhe 4 persona të tjerë.

Dy prej tyre janë punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar Durrës, një doganier në Doganën e Portit Durrës, si edhe një agjent doganor. Nga hetimi organit të akuzës është evidentuar se këta zyrtarë publikë, kanë krijuar kushtet duke mundësuar kalimin e kamionit me drogë nga porti i Durrësit deri në Ankona të Italisë.

Pas urdhërave të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u arrestuan dy efektivët e Drejtorisë së Kufirit ne Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani. Po ashtu u ndalua edhe doganieri Altin Katundi, dhe agjenti doganor Mikail Hila.

Në janar të këtij viti, për të njëjtin procedim policia arrestoi Demo Progonatin, Euron Hotin dhe Malton Lleshin, të cilët ndodhen në burg. Grupi mbahej prej kohësh në vëzhgim, pas dyshimeve se i përfshirë drejtpërdrejt ishte edhe nënkomisari i Policisë së Fierit Festim Lelaj. Ky i fundit u prangos të martën, ndërsa hetuesit arritën në përfundimin se nënkomisari i policisë së Fierit kishte rolin e organizatorit në grupin që trafikoi 2,4 kg kanabis nga Porti i Durrësit. Në pranga ranë edhe Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Pas arrestimeve të së mërkurës, shkon ne 12 numri i personave të vënë në pranga për këtë rast ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike./abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono