Praktikantët në Bashkinë e Tiranës/Veliaj: Intershipi zgjat 3-6 muaj dhe do të paguhet

14:07 | 25/01/2018

Ata që do të kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të paguhen. Intershipi do të zgjase nga tre deri në gjashtë muaj, sqaroi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë çertifikimit të 47 praktikantëve, të cilëve iu sugjeroi të krijojnë klubin e të diplomuarve nga ky projekt pasi kështu zëri i tyre mund të dëgjohet.

“Ne kemi filluar një projekt ku ne paguajmë praktikat që studentët zhvillojnë në kompani private, por jemi shumë të gatshëm që ta konsiderojmë këtë edhe për praktikat që zhvillohen edhe Bashkinë e Tiranës dhe për t’u siguruar që përveç përzgjedhjes rigoroze të ketë edhe një kompensim që qoftë edhe për paratë e xhepit të jetë më e lehtë për gjeneratën tjetër të studentëve që do të vijnë.

Nëse do të krijoni një klub të atyre që janë diplomuar nga ky projekt ne do të kishim shumë interes që ta fuqizonim, t’ju mblidhnim herë pas herë, t’ju këshillonim nëse keni nevojë për këshillim apo rekomandim. Unë kam pranuar që të shkruaj personalisht rekomandimin për secilin prej jush duke theksuar që do jenë me fat ata që do ju marrin në punë afatgjatë”

Ky program praktikash sipas krybashkiakut nuk eshte vetem nje mundesi per te patur nje pervoje pune, por edhe nje menyre per te pare si punon Bashkia e Tiranes.

“Unë besoj që kur bashkohesh me ekipin e skuadrës së Tiranës ti ke zgjedhur që të lësh shkallët e arenës, të lësh shkallët e stadiumit, të kafenetë dhe llogjet e muhabetet ku të gjithë duken sikur janë gjithologë dhe të futesh në arenë, të futesh në fushë, të futesh aty ku realisht bëhet beteja, ku realisht merret vendimi, ku realisht caktohet mënyra se si do të marrë drejtim ky qytet, në të gjitha këto fusha.

Në një vend ku histeria është sport kombëtar dhe çdo gjë trajtohet me histeri  kemi nevojë për njerëz të pjekur, për njerëz të qetë, për njerëz të matur, për njerëz të mençur, që të kuptojnë si funksionojnë proceset dhe mundohen sa kanë mundësi ta shtyjnë një proces përpara. Edhe kur vë ca stola, kthehet në debat të madh kombëtar.”

Si një nga iniciatorët e nismës për realizimin e praktikave të punës në institucionet publike dhe private kur ishte ministër i Mireqenies Sociale Veliaj inkurajoi edhe bashkitë e tjera që ta mbështesin si projekt./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono