Postimet në Facebook nuk e dëmtojnë mendjen

18:29 | 18/12/2017

Facebook ka mbrojtur veten kundër pretendimeve se ky rrjet social mund të dëmtojë mirëqenien dhe shëndetin mendor.
Sipas tyre, ka prova të mjaftueshme që Facebook mund të ndikojë negativisht në sjellje, por kjo varet vetëm nga mënyra se si njerëzit e përdorin atë.

Sipas deklaratës në një blog në Facebook, dobësitë e tij mund të luftohen duke e përdorur pozitivisht sajtin.

Drejtori i kërkimit në Facebook, David Ginsberg, tha se ka pasur gjithmonë një debat të brendshëm në kompani nëse u bën mirë koha që kalojnë njerëzit në media sociale.

Ginsberg tha se ka disa kërkime, të cilat lidhen me një rritje të depresionit midis adoleshentëve që “konsumojnë” shumë mediat sociale dhe se teknologjia ka ndryshuar marrëdhëniet midis dy personave.

Por sërish sipas tij, kundër këtyre disavantazheve ka disa përfitime të cilat tregojnë se media sociale përmirëson humorin e njerëzve dhe ndihmon në mirëmbajtjen e kontakteve sociale të cilat influencojnë në mirëqenie dhe shëndetin mendor./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono