Portokallia apo Klanifornia? Delinda Disha: Kisha nevojë për diçka të re

22:39 | 17/01/202022:390

E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, aktorja Delinda Disha, humbjen e aktorit Xhevdet Ferri, e konsideron një humbje të madhe. Duke e vlerësuar si një nga artistët më të rëndësishëm, Disha u shpreh se ishte një humbje shumë e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.

“Profesioni i aktorit është talent, ose je ose nuk je”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Mustafa Nano, Disha ka treguar edhe detaje nga momentet e para kur ka konkuruar për tu bërë pjesë e aktrimit. “Konkursi ka një strukturë për përgatitjen e një poezie, një prozë dhe dy monologë”, u shpreh Disha.

Nano: Role dramatike mund të luash?

Disha: Sigurisht që po.

Gjithashtu ajo tha se në show televiziv është e detyruar të bëjë komedi, ndërsa në teatër përfshihet edhe në role në dramatike.

Nano: Kur ka qenë hera e parë që kuptove që kishe talentin për ti bërë të tjerët të qeshnin?

Disha: Aftësinë për të imituar e kam pasur që e vogël. Imitoja karaktere të ndryshme. Edhe shkolla të mëson rrugën e ndërtimit të një karakteri dhe kjo u bë më e lehtë.

Nano: Meritat ia jep vetëm vetes apo ka ndonjë person që të ka ndihmuar?

Disha: Sigurisht që po. Të gjithë personave që kanë ndihmuar në formimin tim artistik, por edhe në punë i jam mirënjohëse. Duke filluar nga profesor Met Xhelili, Niko Kanxheri, puna në portokalli, regjisori Altin Basha.

Disha ka treguar se në fillimet e saj ka imituar një pedagoge në akademi e cila nuk e ka mirëpritur dhe për këtë arsye e ka ndërprerë imitimin.

Sa i përket imitimit të personazheve publike u shpreh se nuk ka asgjë personale është thjesht një imitim.

Nano: Imitimi është diçka që të vjen në mënyrë natyrale, apo i vëzhgon?

Disha: Për të bërë një karakter duhet të heqësh edhe paralele me veten. Duke pasur dy apo tre cilësi së jashtmi apo së brendshmi dhe duke i studiuar, duke u marrë me detajet i përpunon vetë si aktor. Magjia e profesionit është stërvitja.

Nano: Kjo është një gjë që ti do ta bësh gjithë jetën?

Disha: Aktrimin e kam pasion, do ta bëj gjithë jetën në mos në televizon në teatër.

E pyetur se përse hoqi dorë nga “Portokalli”, aktorja thotë se kishte nevojë për diçka të re, “mendoj se cilkin tim e mbylla atje, kisha nevojë për diçka të re, por sërish marrëdhëniet i kemi shumë të mira”, u shpreh ajo.

Nano: Portokallia apo Klanifornia?

Disha: Për vjetërsi pune “Portokalli” ka krijuar emrin dhe fuqinë e saj. Por është shumë mirë që këto emisone të shtohen sepse është një mundësi e mirë punësimi, por edhe zbulimi talentesh./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono