Portokalli zvogëlon rrezikun e kancerit

11:55 | 12/12/201911:550

Portokajtë ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme për shëndetin e syve, zorrëve dhe stomakut, por ata ndihmojnë edhe për largimin e toksinave nga trupi.

Ata përmbajnë sa më shumë 170 fitonutrientë të ndryshëm dhe më shumë se 60 flavonoide të ndryshme, shumë prej të cilave kanë veti antiinflamatore, antikancerogjene dhe antioksiduese.

Këto  parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut. Kombinimi i antioksiduesve dhe flavonoideve e bën portokallin një nga frutat më të rëndësishme.

Është plot me vitaminë C, e cila do të thotë një rrezik më pak ndaj  kancereve të ndryshme, ndihmon në luftimin e dëmtimit të radikalëve të lirë të ADN-së dhe është e shkëlqyeshme kundër virusit.

Portokalli përmban përbërësin e quajtur liminoid, i cili zvogëlon rrezikun e kancerit të gojës, lëkurës, mushkërive, gjinjve, stomakut dhe zorrës së trashë.

Gjithashtu, nën lëvoren e portokallit gjendet sinofrina, një përbërës që zvogëlon prodhimin e kolesterolit në mëlçi, ndërsa antioksiduesit gjithashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Flavonoidet dhe vitamina C mbrojnë shëndetin e të gjithë sistemit kardiovaskular dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Studimet kanë treguar që flavonoidi hesperidin i portokallit ul ndjeshëm presionin e lartë të gjakut./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono