Pompeo: Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar

17:16 | 09/12/201917:160

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën.

Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA.

Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.

Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.

Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishte ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono