Politika pas 30 Qershorit, komentohet në “Byro Politike”

21:50 | 03/07/201921:500

Në studion e “Byro Politike” është komentuar situata politike në vend pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Deputetja e PS-së Mirela Kumbaro, zgjedhjet e 30 Qershorit i konsideron fitore të ligjit mbi politikën.

 “Ne nuk kemi bërtitur për fitore të zgjedhje sepse fitoja është e një lloji tjetër e ligjit mbi politikë. Fitorja jonë nuk ishte përballë një kundërshtari por ishte fitorja përballë ligjit dhe Kushtetutës. Do kishim qenë shumë më të lumtur nëse do të kishim një garë te vërtetë. Ky është një rezultat jo i kërkuar nga ne. Nuk është rezultati që ne kërkonim dhe nuk ishte qëllimi ynë. Kjo situatë erdhi sepse kështu deshi opozita. Na ka futur në një situatë pa kokë dhe pa këmbë. Ajo që vjen është pasojë për të cilën ne kemi gjithë kapacitetin për ta përballur”.

Analisti Enton Abilekaj në “Byro Politike” ka komentuar vendimin e i kryebashkiakëvë të opozitës, të cilët kanë vendosur të mos largohen nga zyra edhe pas mbarimit të mandatit.

 “Kjo nuk është për tu kaluar sepse kjo mund të behët shkak për një konflikt të ri mes mbështetësve të opozitës dhe mazhorancës. Ata u mblodhën dhe thanë se nuk i njohim fare këto zgjedhje. Unë mendoj se nuk është për t’u nënvlerësuar. Nëse ndodh përsëri që Palmer i marr në telefon dhe zv.ambasadorja amerikane u jep ultimatume është tjetër gjë. Në situatën që jemi është se ata kanë vendosur të mos dalin nga zyra. Bashkitë funksionojnë deri më datë 10 Gusht kur iu mbaron mandati. Ata funksionojnë me stafin me policinë bashkiake dhe të gjithë elementët që ka bashkia. Një rezidencë nga  secili kryetar bashkie i PD-së ndaj Policisë së Shtetit apo atij që do të vijnë në zyrë mund të shkaktonte një konflikt një përplasje civile”.

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se përplasja më 30 Qershor u shmang pasi Uashingtoni i kishte dhënë urdhër opozitës për të hequr dorë nga dhuna. Ai gjithashtu tha se protesta e radhës që do thirren nga opozita do të ketë por ata nuk do jenë të dhunshme.

“Për të kundërshtuar pak konstatimin e zotit Ulqini për pjekurinë e shqiptarëve të cilët shmangën dhunën ditën e votimeve doja të theksoja se nuk ishte për meritë të shqiptarëve por ishte një vendim apo urdhëresë për opozitën e ardhur nga Uashingtoni në të gjithë format. Ishte një vendim ultimativ që zgjedhjet të mbaheshin, që dhuna apo skenari i opozitës për t’i penguar zgjedhjet me dhunë të mos funksiononte. Ajo që duhet parë sot e tutje nuk është se çfarë shkoi mirë apo keq. Për atë që ndodhi në 30 qershor nuk ka asnjë të fituar. Nuk ka askush moral për të festuar dhe nuk kemi shpëtuar nga kriza. 30 Qershori nuk ishte as fundi i qeverisë dhe as fundi i opozitës. Ishte thjesht një gropë që u kapërcye dhe do të mbete sërish gropë. Ne do vazhdojmë të ecim në rrugë me tallaze dhe ajo që mendoj dhe për këtë jam i sigurt nuk do të ketë më molotov. Ky skenar u përjashtuar përfundimisht por do të vazhdojë të ketë protesta dhe ne do vazhdojmë të kemi një mur të madh përpara që është muri i krizës”.

Po ashtu edhe deputeti socialit Musa Ulqini ka komentuar vendimin e krye bashkiakëve demokratë të cilët janë shprehur se me 10 Gusht nuk do largohen nga zyra.

Juli Xhokaxhi: Zoti Ulqini, ka pasur një vendim ditën e sotme pas takimit që ka pasur zoti Basha me krerët e bashkive të opozitës dhe është marrë vendimi që ata të mos i lëshojnë zyrat. Si do veprohet?

Musa Ulqini: Njëlloj si me datën 30 Qershor. Thanë 6 muaj që nuk do të këtë zgjedhje dhe u bënë zgjedhjet. Me datën 10 Gusht mbaron afati i tyre dhe janë procedura ligjore dhe do ndigjet gjithë rruga ligjore. Do shkojnë në Kolegj, pastaj në gjykatë do mbyllet procedura dhe do të ndodhë saktësisht ajo që ndodhi me datën 30 Qershor, por pa ngjarjen e Shkodrës sepse pati diçka në Shkodër. Më datë 10 Gusht nuk do ketë asnjë ngjarje as në Kamëz dhe asgjëkund./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono