Politika në ABC News: Rama-Basha dhe sfida e Arta Markut

16:18 | 22/09/2018

Përveç mungesës së gjykatave më të larta, vendi po përballet edhe me sfida në organin e akuzës. Një panoramë e tillë në mjedisin e polarizuar politik, ku mungon dialogu, rrit tensionet. Këtë zhvillim të javës politike që lamë pas, sjell Mimoza Koçiu me Politika në ABC News.

Lulzim Basha u sprovua fort në disa prej kauzave të tij javën politike që lamë pas. Ashpërsoi gjuhën, rriti denoncimet e komunikimin me mediat. Por asnjë prej taktikave nuk i solli rezultat, përballë një Keyeministri të fortë numerikisht, që i ka në rresht të vetët, e ka luksin të zgjedhë ridikulizimin, në vend të komunikimit me opozitën.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Të hënën e 17 shtatorit nisi aplikimin pagesa për përdoruesit e rrugës së Kombit, 100 lekë për kuksianët, ndërsa mjetet e tjera, sipas parametrave, me tarifa që nisin nga 660 lekë. Edhe pse kishte premtuar dhjetorin e kaluar se PD nuk do pranonte që kuksianët të paguanin për të kaluar në rrugën e Kombit, mungoi të paktën një qëndrim i dedikuar, ditën kur procesi nisi e vijoi normalisht, ndërsa kuksianët morën një falenderimin të personalizuar virtual nga KM Rama për respektimin e tarifës.

Atë ditë, që përkoi me nisjen e shkollave, i kishte shpërndarë deputetet nëpër zona, për të evidentuar rënien e numrit të nxënësve e mbylljen e disa shkollave në vend.  Për këtë temë nisi përplasja mes Ramës e Bashës në rrjetet sociale. Secili tha çka deshi, duke luajtur me epitetin “kukull”.

Por Lulzim Basha e ka një kauzë të re, me të cilën e nisi këtë sezon politik. Përmes një videoje, publikoi në rrjetet sociale, ato që i konsideron si 5 rregullat kryesore për vettingun e politikanëve. Propozimi për amendim të kushtetutës, nuk po gjen mbështetje nga Rama e Basha po shtyn përpara pjesën teknike, futjen në procedurë parlamentare sipas rregullores . Javën politike që lamë pas, tentoi të sqarojë edhe vizualisht skeptikët e këtij procesi. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT