Politika- institucionet dhe përplasja, Nazarko: Meta e Balla po çmendin njerëzit

21:55 | 20/11/201921:550

I pyetur nëse do të shkarkohet Ilir Meta nga mazhoranca e cila ka edhe një argument tjetër të shkeljes së Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit, Nazarko shprehet se e gjitha kjo është qesharake, pasi ata mund ta zgjidhnin këtë situatë në një zyrë dhe me prani të ndërkomëbatrëve dhe jo të çmendnin popullin.

“Edhe Balla po bën një gabim shumë të madh, pavarësisht se ç’kanë këta, populli nuk ka nge të shohë estradë në mes të rrugës. Këta mund të mblidheshin në një zyrë dhe populli s’merrte vesh gjë. Njeriu i thjeshtë edhe çmendet nga këto histori, populli ka zgjedhur një Kuvend që edhe në sherre të mëdha të gjejnë ca zyra dhe të rrinë atje brenda e mos t’i shohë njeri se nuk ia ka borxh Shqipëria as Ballës e as Metës.

Po bëhemi qesharakë në të gjitha drejtimet, të gjejnë jë zyrë dhe të zgjidhin në prani të ndërkomëbëtarëve. Presidenti të thoshte; jemi në këtë situatë, a mund ta bëni arbitirin” dhe jo të dalë me dyfek, kjo nuk e nderon njeri”.

Ndërsa i pyetur nëse Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin sikurse deklaroi disa ditë më parë, Nazarko tha se kjo bëhet vetëm në raste të limituara.

“Kam dëgjuar që Presidenti ka të drejtë të shpërndajë parlamentin në raste të limituara në rast se Kryeministri nuke bën qeverinë, nëse Parlamenti është ilegjetim.

Do ishin ilegjitim nëse Rama merrte nga rruga, mbushte 140, por ka marrë nga listat përkatëse vetë partitë t’i bien kokës me grusht. Kam dëgjuar një shaka, ku një në listën e PD ishte aq e lumtur sa nuk kishte parë më shumë se 300 mijë lekë rrogë dhe mezi priste të futej në parlament. Nëse partitë vënë të tillë njerëz është tallje për popullin nga ana ligjore janë të ligjshëm”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono