Poliklinika e Ersekës, Rama: S’do mungojnë mjekët specialistë

15:57 | 11/02/2019

Poliklinika e Ersekës është rehabilituar dhe pajisur me aparatura të reja. Investimin prej 20 milionë lekësh nga buxheti i shtetit e ka inspektuar kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në qarkun e Korçës në fundjavë.

Nuk ka të krahasuar godina e re me atë të vjetrën i thonë kryeministrit Edi Rama mjekët në Ersekë.  E lavdërojnë për ndryshimin që ka pësuar poliklinika e Ersekës e cila pas investimit 20 milionë lekësh nga buxheti i shtetit ofron një tjetër standart për 5 mijë banorët e kësaj bashkie.

Së shpejti do të marrë fund edhe problemi i mjekëve specialistë në rrethe, pasi me këtë vit pritet që të dalin specializantët e parë, u tha kryeministri Edi Rama.

“Ne gjetëm një boshllëk shumë të madh, sepse u ndërprenë specializimet 4 vjet përpara se të vinim ne. Tani është viti i parë që dalin specializantët. Në Korçë aktualisht janë 15 specialistë që janë sistemuar aty dhe ndërkohë të gjitha nevojat për specialistë do të plotësohen nga specializantët e rinj”, tha Rama.

Ndërkohë, për vitin 2019 do të vijojë edhe politika për shpërblimin e punës së mjekëve, sidomos në ato zona ku ka mungesë mjekësh. Për motivimin e dërgimit të mjekëve në këto zona, do të vijojë pagesa e bonusit me vlerë 200,000 – 250,000 lekë në muaj.​/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono