Policia publikon listën e 24 personave më të kërkuar të Durrësit

16:46 | 06/01/2019

24 persona të kërkuar nga Policia në Durrës janë publikuar me emra dhe disa edhe me foto. Ata kanë marrë dënime të formës së prerë nga gjykata për vepra të rënda penale.

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e 24 personave që janë në kërkim, të dënuar për vepra të ndryshme penale, që nga ajo e vrasjes e deri te trafikimi i fëmijëve. A jo që bien në sy është fakti se qarku i Durrësit ka numrin më të madh të personave që janë publikuar pa foto, 14  të tillë, ndoshta dhe per shkak te kohes se hershme kur kane kryer veprat penale. Policia nuk disponon asnjë foto të tre shtetasve që janë të dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata dhe konkretisht për Sokol Bushaj, Armand Laska dhe Alban Baftjari. Gjithashtu ne kete liste janë të përfshirë edhe tre persona të huaj, një amerikan, një italian dhe një grek. Mes tyre është edhe Kujtim Kllogjeri, ndërtues dhe ish-kryebashkiak i Gramshit në vitet ’90, i cili u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Durrësit për mashtrimin e 39 personave përmes shitjes së shumëfishtë të apartamenteve. Një prej të shumëkërkuarve të tjerë është edhe Skënder Baku, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Lulëzim Sherës në rrugën kombëtare Fushë Krujë – Laç në vitin 1992. Uniformat blu kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë nëse kanë dijeni për vendodhjen e tyre. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono