Policia mbi plagosjen në Divjakë: Lika doli me armë në dritare

11:54 | 14/09/2018

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Ata thonë se kishin marrë informacion se në banesën e 77 vjeçarit strehoheshin dy të kërkuar për vrasje.  Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së RENEA-s, por ka dalë në dritare me një armë në dore. Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri Likës për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta sipas policisë shtetasi 77 vjeçari është dëmtuar në kokë. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Njoftimi i Policisë

Mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Remas të Lushnjes

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.

Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.

Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono