Policia italiane shkatërron bandë shqiptare të trafikut të drogës

17:29 | 05/12/201817:290

9 shqiptarë dhe 2 italianë përfunduan në pranga e policisë së Milanos mëngjesin e sotëm. Ata janë pjesë e një bande shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës nga Holanda për në Itali.

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet shpërndërësish që importonin kokainë nga veriu i Europës dhe e shisnin në tregun milanez: 11 persona të arrestuar, 9 shqiptarë dhe 2 italianë. Operacioni i koduar “Zemra e Guximshme”, në të cilin u sekuestrua rreth 40 kilogramë kokainë, është zhvilluar në orët e parë të së mërkurës. Droga e pordhuar në Amerikën e Jugut, dërgohej fillimisht në Holandë dhe prej aty transportohej për në Itali me makinë ose kamion. Ata kishin krijuar vende të fshehta brenda automjeteve për fshehjen e lëndës narkotike. Trafikantët banonin mes Milanos, Breshias, Bergamos dhe periferive të këtyre qyteteve.

Të arrestuarit ishin ndarë në dy grupe. I pari merrej me fshehjen e kokainës duke ndërtuar zona të veçanta mes kroskotit dhe motorit të makinave. Ndërsa të dytit i besohej transporti. Për të organizuar trafikun, përdornin gjithmonë karta të reja Sim. Në sajë të hetimeve është mësuar se në disa rrethana të caktuara, trafikantët komunikonin me mesazhe të koduara duke përdorur fjalën kyçe: “Berlusconi”. Mbiemri i politikanit të njohur Italian është zgjedhur vetëm sepse përbëhej nga 10 gërma, të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra. Më pas ata përdornin edhe shifra në pakot e kokainës, të cilat korrespondonin me emrin e atij që do i blinte./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono