Policia gjobit shoferët me makina luksoze

22:14 | 10/02/2019

Pavarësisht masave shtrënguese nga policia rrugore, sërish ka drejtues automjetesh në Tiranë që nuk i binden urdhrave. Siç duket edhe nga këto foto, disa makina luksoze kanë parkuar mbi trotuare ose në vijat e bardha, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve. Mirëpo makinat e “të fortëve” janë gjobitur pa asnjë tolerancë. Policia Rrugore ka publikuar në rrjetin social automjetet e shkelësve, ndër to makina luksoze si “Benz GL”, “BMW X6”, “Benz G”, “Hyundai”, “Golf” e “Volkswagen”.

“Hapësirat për parkim, qofshin ata publike apo të rezervuara për subjekte të ndryshme tregohen me sinjale të caktura vertikale dhe horizontale. Vendkalimet e këmbësorëve, vendet e rezervuara për taksitë, trotuaret janë destinuar për kategoritë respektive. Duaje rregullin, respekto tjetrin dhe shmang 📸👮‍♀.”, thuhet në njoftim. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT