Policia e Lezhës patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës

14:47 | 15/07/201914:470

Në Lezhë që prej nisjes së sezonit veror po funksionojnë dy patrulla ato të policisë lokale dhe të Kosovës. Bashkëpunimi mes dy policive bëhet për të shmangur trafikun gjatë verës sidomos në zonën e Shëngjinit, e cila është ndër destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit kosovare.

Rrugorët e Lezhës po mbështeten edhe nga homologët e tyre nga Kosova. Bashkëpunimi bëhet për të përballuar trafikun gjatë sezonit veror. Këto patrulla zëvendësohen në mënyre të vazhdueshme ndërsa janë përqendruar në akset me qarkullimin më të lartë.

Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë Altin Mema thotë se Policia e Kosovës ka të njëjtat të drejta si ajo lokale. Rrugorët nga Kosova do të qëndrojnë deri në fund të sezonit turistik veror për të shmangur jo vetëm trafikun, por edhe aksidentet e mundshme rrugore. Bregdeti i Shëngjinit në Lezhë është ndër destinacionet e preferuara të pushuesve nga Kosova./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono