Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

14:10 | 21/11/201914:100

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, në janar të vitit 2018.

Me anë të një shkrese elektronike, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin nga ana e të gjithë qytetarëve, që kushdo që ka një informacion rreth personave të dyshuar të lajmërojë menjëherë organet policore.

Bashkangjitur me këtë njoftim është një foto e dy personave të dyshuar për vrasjen e Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Në këtë shkresë elektronike gjeni njoftimin me tekst më poshtë si dhe fotot e bashkangjitura në lidhje me shpalljen në kërkim të dy personave të dyshuar.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanoviç.

Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono