Policia e armatosur në protestë? Flet Rovena Voda

18:00 | 03/06/2019

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar në “Mbrëmje Ide”, ka komentuar protestën e mbajtur mbrëmje e djeshme nga opozita. Ajo ka folur për hetimet që ka ndërmarrë policia ndaj protestuesve që nxitën dhunë në protestë, si dhe ka treguar se sa persona janë arrestuar dhe proceduar.

“Në fakt nga të dhënat e fundit zyrtare që kemi janë 66 të ndaluar nga të cilët 42 janë të arrestuar dhe 24 po procedohen në gjendje të lirë.  Kemi 10 policë të plagosur dhe tre protestues të plagosur, njëri prej të cilët i plagosur më lënë piroteknike”.

Më tej Voda ka thekuar se në protestë janë përdorur lëndë piroteknike, të cilat janë absolutisht të ndaluar në bazë të një urdhri.

“Çështja është në hetim dhe kjo do të thotë se organet janë duke investiguar. Ajo që panë  është fakti se aty u përdorën lëndë piroteknike në masë, si kapsolla dhe fishekzjarrë. Një protestë më parë pati edhe bomba molotov. Nga ana jonë pretendohet të ketë ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme. Lëndët plasëse dhe mjetet piroteknike, janë të ndaluar ame një udhëzim i lëshuar nga tre ministri. Përdorimi i tyre është tërësisht i paligjshëm”.

Nga ana tjetër Voda, është shprehur se dy “armët” ka pasur policia në dorë gjatë protestave të opozitës kanë qenë gazi lotsjellës dhe uji.

“Policia ka treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk po flas nga pozicioni i zv. ministres. Sepse të sulmosh një efektiv policie në krye të detyrës përbën një vepër penale. Për të shmangur çdo lloj mundësie që të mos ketë viktima në protestë, ka pasur një udhëzim për forcat e policisë nga drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku efektivëve u është ndaluar përdorimi i armëve të zjarrit, qoftë edhe plumbat manovër. Çdo aludim që policia ka përdorur armë zjarri bie. Ata që i qajnë hallin e policisë që i çojmë të pambrojtur do bëjnë mirë që të menaxhojnë protestuesit dhe protestat. Kjo është një tallje me Policinë e Shtetit. Ka një plan operacional, gazi lotsjellës dhe ujë janë  dy “armët” në duart e Policisë së Shtetit për të menaxhuar turmat. Policët e brezit të parë kanë pistoletë. Çdo punonjës policie ka një armë. Por në bazë të plani operacional që ka hartuar Policia e Shtetit, një nga urdhrat ka qenë mospërdorimi i armëve të zjarrit”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono