Policia aksion në Tiranë, ndëshkohen shoferët e autobusëve

16:22 | 14/11/201916:220

Policia Rrugore njofton se ka proceduar administrativisht 89 drejtues autobusësh.

Sipas policisë aksioni është ndërmarrë pas vështirësive që karakterizon transportin publik urban qytetas. Drejtuesit janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar.

Njoftimi i plotë:

Duke parë vështirësitë që karakterizon transportin publik urban qytetas dhe shkeljet e konstatuara çdo ditë, të kryera në vazhdimësi nga drejtuesit e autobuzëve, me mënyrën e drejtimit dhe qëndrimit jo në hapësirën e caktuar sipas stacioneve të miratuara nga enti pronar i rrugës, të cilët cenojnë sigurinë e pasagjerëve dhe përdorueseve të tjerë të rrugës, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative ndaj kësaj kategorie mjetesh, nga rrugorët e kryeqytetit.

Krahas monitorimeve dhe verifikimeve në terren, janë evidentuar edhe disa mangësi që kanë të bëjnë me sinjalizimin rrugor, të cilat do t’i adresohen entit pronar për t’u përmirësuar sipas standardeve të parashikuara në dispozitat ligjore.

Gjithashtu, në funksion të kontrolleve parandaluese, nga Policia Rrugore e Tiranës janë proceduar administrativisht 89 drejtues autobuzash, pasi janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar, si dhe janë proceduar 62 drejtues të tjerë, pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke i penguar këta të fundit të pozicionohen në hapësirat e miratuara për marrjen dhe lënien e pasagjereve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono