Policia aksion kundër përdorimit të celularëve në makinë

13:03 | 12/07/2018

Një aksion i pazakontë nisi në qytetin e Lushnjes. Forca të shumta të policisë nga Tirana shkuan në këtë qytet dhe u vendosën në akset kyçe. Sipas informacionit që gazetarja e ABC News siguroi nga njësia operacionale, vetëm në një orë u vendosën 30 gjoba për drejtues mjetesh që përdornin telefonin duke ecur.

Gjobat për këtë shkelje, sipas shefit të policisë së qarkullimit në Fier, varionin nga 5 mijë leke të vjetra deri në 15 mijë lekë të vjetra maksimalja. Gjoba të shumta janë vënë edhe për mungesën e rripit të sigurimit, të cilat shkonin nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 150 mijë lekë të vjetra maksimalja.

Sipas zyrtarëve të policisë, ky tip aksioni nuk ka për qëllim vendosjen e sa më shumë gjobave, por sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për të zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono