“Polici po jepte shpirt, u kërkoi shokëve të mos hapnin zjarr”: Artan Hoxha tregon historinë e padëgjuar nga Tropoja

10:05 | 18/01/202010:050

Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmë në “Prvokacija” me Mustafa Nanon duke folur për numrin e madh të dëshmorëve të radhët e policisë, të cilët numërohen në 264.

Hoxha tha se policia është tradhtuar shpesh edhe nga politika, e cila e ka çuar pa pajisje të përballet me krimin.

Cili është roli i policisë në përballjen me krimin në këto 30 vjet dhe pse kemi kaq shumë dëshmorë. Nuk kemi asnjë prokuror apo gjyqtar të vrarë, por vetëm policë. Kush e lufton krimin në një vend? Policia, gjykata, prokuroria dhe disa institucione të tjera si SHISH për shembull. Atëhere pse kemi vetëm policë të vrarë?

Ata janë tradhtuar nga politika duke u çuar pa pajisjet e duhura, pa përgatitjen e duhur dhe me informacione të dekonspiruara që të përballen me krimin”, tha Hoxha duke theksuar se policia është institucioni që ka punuar më tepër kundër krimit”, tha ai.

Pyetjes së Nanos se cilët janë ata dëshmorë që kanë spikatur Hoxha iu përgjigj duke numëruar disa prej tyre:

Arben Ujka i RENEA ka humbur jetën në një operacion. Ka qenë pushim ditën që ka qenë operacioni ndaj një të shumë kërkuari në Shkodër. I ka hipur helikopterit dhe ka shkuar në operacion duke u përballë me personin e kërkuar. Kanë humbur jetën të dy. Ai mund t’i bënte bisht detyrës, por nuk e bëri.

Ka oficerë të tjerë, si Ibrahim Basha. Ish-komandoja që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Humbi jetën në Lazarat i sulmuar nga një bandë me mitroloz.

Kemi shembuj të tjerë, kujtoj Ylvi Bengasin që u vra në Shoshaj të Tropojës në vitin 2000. Policia u sulmua me armë nga protestues në këtë fshat.

Ai kishte dy predha në trup dhe duke dhënë shpirt u thoshte policëve që të mos hapnin zjarr se në grupin e njerëzve që kishin qëlluar kishte edhe gra e fëmijë.

Kujtoj këtu Gani Malushi, Arben Zylyftari që u vra pas shpine“. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono