Pol Pogba ndez merkaton verore

22:45 | 18/06/2019

Pol Pogba ka ndezur merkaton verore dhe ka vendosur përballë njëra tjetrës dy gjigandet e futbollit europian, Real Madrid dhe Juventus. Mesfushori i Manchester United deklaroi pak ditë më parë nga Japonia se është moment për një tjetër sfidë në karrierë duke zbuluar se ka vendosur të largohet nga Old Trafford. Nisur nga kjo deklaratë, krerët më të lartë të klubit ishullor kanë përgatitur një ofertë faraonike për të mbajtur në skuadër yllin francez.

Aktualisht Pogba përfiton 290 mijë paund në javë, ndërkohë që Manchester United i ofron plot 500 mijë paund në javë, duke kaluar edhe Alecix Sanchez që është lojtari më i paguar në skuadër. Një ofertë gati dyfish më të lartë nga ajo që përfiton aktualisht. Real Madrid ofron deri në 90 mln paund për kampionin e botës me francën. Nuk mbetet pas as skuadra e Juventusin ku Pogba spikati si futbollist. Bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të përmbushin kërkesat e skuadrës angleze, por mund të përdorin në tratativë kartonin e Paulo Dybales ose Dagllas Kostes për të mbërritur të një prej mesfushorëve më të vlerësuar në botë.

Juventus synon të formojë nje mesfushë me Pogba Pjaniç dhe Ramsej, lojtarë me tipare ofensive që do të përshtateshin me skemat e trajnerit Mauricio Sari. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono