Pol Pogba ka sulmuar kritikët pas paraqitjes së madhe me Francën


18:58 | 12/07/2018

Futbollisti i Francës, Pol Pogba, ka sulmuar kritikët pas paraqitjes shumë të mirë në Rusi. Mesfushori e ka quajtur futbollin si dashurinë e parë të jetës së tij

Më në fund, aty ku duhet.

Pol Pogba u desh të mbushte 25 vjeç dhe të merrte pjesë në Botërorin e Rusisë, që të shfaqte siç duhet potencialin e tij.

Mesfushori shumë i talentuar francez shprehimisht zhgënjeu me Mançester Junajtidin, pavarësisht blerjes së tij rekord dy vjet më parë.

Për këtë shkak, kritikat ndaj tij ishin të shumta, por ylli francez nuk i kishte harruar.

Me të përfunduar me sukses gjysmëfinalja ndaj Belgjikës, ai doli në konferencë për shtyp, dhe mendoi se ishte koha e duhur për t’u marrë me ata që e kishin kritikuar.

“Unë jetoj vetëm për futbollin, – ishte një deklaratë e 25-vjeçarit, – kjo është dashuria ime e parë, dhe unë do të luftoj deri në fund për të. Unë nuk dua t’i provoj asgjë, askujt. Unë do të kritikohem edhe në të ardhmen, por sot nuk kanë çfarë thonë sepse gjithçka shkoi mirë”.

Pogba u vlerësua edhe nga trajneri i tij tek Mançester Junajtidi, Zhoze Murinjo, që e quajti lojën e mesfushorit tek Franca si shumë të pjekur dhe në nivel të lartë.

Pogba ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së drejtuar nga trajneri Didie Deshamp, ndërsa tani ka mundësi të realizojë ëndrrën që nuk e plotësoi dot dy vjet më parë, kur u mund në finalen e kampionatit europian nga Portugalia.

Shpresat e tij mund të realizohen në rast fitoreje në finalen e Botërorit ndaj Kroacisë. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono