Pogradec, në familjen e 15 vjeçares që lindi fëmijën e përdhunuesit të saj

18:53 | 17/04/2018

Në Velçan të Pogradecit jeton familja e 15 vjeçares e cila lindi fëmijën e njeriut që  e përdhunoi. Ai është fqinji i saj i cili aktualisht është në burg dhe ADN vërtetoi se akuzat e minorenes ishte të sakta.

U duhet të mësohen me këtë fakt të tmerrshëm. Do të rrisin fëmijën e një përdhunuesi. Me këtë mendim kalojnë ditët këtu në familjen Biba në Velçan të Pogradecit.

15-vjeçarja së bashku me nënën e saj janë të mbushur me lot. E zemëruar tregon se familjarët e 55-vjeçarit i shkojnë shpesh në shtëpi duke i ofruar lekë në këmbim të faljes.

“Në orën 12:00 të natës vijnë natën këtu i thonë na i fal të japim kaq pare të nxjerrësh babin nga burgu”.

Në mars të vitit 2017  e mitura denoncoi fqinjin e saj Ligor Biba për përdhunim dhe që kishte mbetur shtatzënë.  Fillimisht 55-vjeçari i mohoi akuzat dhe kërkoi ADN pasi të lindej fëmija.

Dhimbja e madhe që i është shkaktuar kësaj familje shtohet pas çdo kërcënimi që i bëhet çdo pjesëtari të saj. Nëna shprehet se kjo gjendje është e padurueshme, ndërsa presin që drejtësia të vihet në vend.

“S’ia fal më Arif Bibës, atje të rrijë”

15-vjecarja tregon më shumë rreth fëmijës dhe frikës që e shoqëron cdo ditë. Ajo nuk qendron asnje moment vetem apo larg shtepise.

“Po ndjehem dhe e kërcënuar dhe familjarët e tij natë për natë këtu i ke”.

Vetëm pak ditë më parë u vërtetua atësia e fëmijës nga analizat e ADN ku 55-vjecari Ligor Biba rezulton babai i fëmijës së ardhur në jetë. Fëmija i cili i përket gjinisë mashkullore është dërguar në jetimore kurse  problemet mes dy familjeve vazhdojnë, ndërkohë që pritet përfundimi i procesit gjyqësor. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono