Pogba tension te Manchester United

15:40 | 09/07/201915:400

Tension i lartë tek Mançester United. Pol Pogba, ylli që dëshiron të largohet, pati acarim me një shok skuadre

Nuk ka më mirë se një ecje në këmbë.

Ky ishte mesazhi që Mançester United dha me videon e postuar zyrtarisht në Twitter, ditën e mbërritjes së skuadrës në Australi, veçse gjatë çapitjes ndodhi diçka e pakëndshme.

Ishte një moment i shkurtër, por gjithsesi domethënës, që nuk shpëtoi pa rënë në sy të mediave.

Pol Pogba e Xhesi Lingard patën një debat, dhe u desh ndërhyrja e mbrojtësit Viktor Lindelof, që të shmangej ndonjë gjë më e keqe.

Pamjet filmike dhe fotot bënë xhiron e botës dhe konfirmuan faktin se Pogba nuk është i lumtur tek United.

Ai iu përgjigj thirrjes së klubit, dhe u bashkua me skuadrën në udhëtimin për në Australi, në një turne të fazës përgatitore të verës, por kjo nuk do të thotë se po e bën me dëshirë.

Kritikat kanë qenë të ashpra për mesfushorin që pati konflikte me ish-trajnerin Zhoze Murinjo, dhe që dëshiron të shkojë tek Reali i Madridit, ose tek Juventusi.

Në mbrojtje të tij doli, siç edhe pritej, agjenti personal, Mino Raiola.

“Është turp që Poli po kritikohet nga disa njerëz që nuk e dinë sesi është realiteti, – u shpreh superagjenti, – Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai e ka respektuar gjithnjë klubin, ka qenë gjithnjë profesionist në çdo gjë. Klubi e di prej kohësh se çfarë mendon futbollisti, dhe më vjen keq që Mançester United nuk mban qëndrim për ta mbrojtur. Shpresoj që shpejt të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët”.

Mançester United ka kërkuar deri në 170 milionë euro për kartonin e kampionit të botës nga Franca, një shifër tepër e lartë, që po pengon bisedimet me Realin ose Juventusin./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono