Podgorica për zgjedhjet në Kosovë: Ishte një votë revolte dhe shprese

12:58 | 07/10/201912:580

“Konsumi i liderëve të UÇK-së shkoi deri në atë pikë sa nuk mund të rikuperohej politikisht më, lodhja e elektoratit dhe aksioni politik i tyre ka lënë gjurmë jo të këndshme në Kosovë”. Kështu e sheh gazetari Gezim Podgorica rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, pas fitores së Vetëvendosjes së Albin Kurtit. I ftuar në studion e  ABC News, Podgorica shprehet se ishte më shumë një votë revolte dhe shprese.

“Ishte më shumë një votë revolte dhe shprese. Ka  pjesëmarrje më të lartë se zgjedhjet e kaluara dhe u bë e mundur që të gjeneroheshin energji dhe të ngacmohej elektorali dhe partia fituese VV krijuan një ide shprese dhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani krijuan një trajektore të tillë që ditën ta orientojë elektoratin te rezultati që arritën.

Osmani ka qenë një ndër më të votuara brenda LDK, Kurti me VV ishte i parë në zgjedhjet e kaluara, por nuk mundi të bëjë qeveri se kishte 3 parti në koalicion dhe fakti që në zgjedhjet e kaluara VV ishte e para dhe në këtë zgjedhje ajo përsërit këtë rezultat dhe kaloi tani mbi 200 mijë vota. Këto pritet që të japin avantazh Lëvizjes Vetëvendosje”.

Podgorica vlerëson dy personazhet e rinj në qeverinë e Kosovës, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. I pari sipas tij është më i artikuluari nga të gjithë politikanët që ka sot Kosova, ndërsa Osmani përçon qetësi dhe pragmatizëm poltik dhe konstruktivitet.

“Kemi dy personazhe të rinj që marrin drejtimin e Kosovës, por jo të rinj në politikë. Osmani përçon qetësi, pragmatizëm politik, konstruktive dhe kjo i jep mbështetje.

Kurti ka ratifikuar qëndrimin e tij pozitiv dhe e gjithë kjo do përkthehet në bonus në figurën e Kurtit. Kemi parë një personazh kontrovers me aktorët e tij poltikë. Por kjo i ka dhënë forcë, karizëm retorikë që është në distancë më liderët e tjerë. Ka ide të qarta, është më i artuikuluari nga të gjithë politkanët që ka sot Kosova”.

Zgjedhjet në Kosovë sipas Podgoricës duhet të shërbejnë si etalon për rajonin si një standard i avancuar i zhvillimit.

“Është rrotacion normal, mbi të gjitha zgjedhjet ishin një standard i avancuar i zhvillimit të Kosovës. Mënyra si u zhvilluan zgjedhjet dhe fushata që i parapriu mund të konsiderohen si etalon për rajonin. Në rajonin tonë zgjedhjet zhvillohen me tension, por kjo nuk ndodhi në Kosovë. Është e dista herë që Kosova sillet në mënyrë të pjekur në zgjedhje”. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono