Pochettino: Vështirë të kalosh nga finalja në krizë, kam një mesazh për lojtarët

12:50 | 08/10/201912:500

Futbolli është i paparashikueshëm dhe ndryshimet ndodhin shumë shpejt. Tottenham luajti finalen e madhe të Champions League me datë 1 qershor, ndërsa tani ndodhet në krizë.

Ekipi i Pochettinos numëron 11 pikë pas tetë javëve në kampionat dhe vetëm një pikë në grupet e Championsit. Në prononcimin e dhënë nga një event i mbajtur në Doha, trajneri nuk arrin ta besojë këtë rënie të ekipit dhe mundohet të tregojë mënyrën e duhur se si Tottenhami duhet të rikthehet.

Në këto momente është e vështirë të kontrollohen emocionet. Para pak muajsh po luanim finalen e Champions League, ndërsa tani ndodhemi në këtë situatë të keqe. Gjërat ndryshojnë shumë shpejt në futboll. Gjithsesi, ndryshimin e kemi vetë në dorë.

Duhet të punojmë fort dhe të rigjejmë besimin e humbur. Edhe në ndeshjen e fundit ekipi e humbi besimin pas pësimit të dy golave. Nuk është momenti për kritika, duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona”, përfundon trajneri argjentinas i Spurs. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono