Pochettino te Manchester United? Reagon Solskjaer

20:22 | 22/11/201920:220

Manchester United do të vizitojë Sheffield United të dielën (17:30) dhe “Djajtë e Kuq” nuk kanë alternativa të tjera përveç fitores. Ole Gunnar Solskjaer duhet të kualifikojë ekipin në Champions League, përndryshe rrezikon postin e tij.

Emri i Mauricio Pochettinos, i cili u shkarkua këto ditë nga Tottenham, qarkullon si pasuesi i norvegjezit në pankinën e klubit të njohur anglez.  Solskjaer ka folur në lidhje me këtë temë në konferencën për shtyp dhe nuk shqetësohet aspak në lidhje me këtë opsion.

Nuk më shqetësojnë fare këto zëra që qarkullojnë. Bëj punën më të mirë në botë dhe nuk ka rëndësi që çfarë ndodh rreth e rrotull. Rëndësi ka që të jem i përqendruar për të bërë punën time te Manchester United, për ta bërë mirë atë“, komenton Ole Gunnar Solskjaer. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono