Plumb pas koke, vritet shqiptari në Spanjë

18:05 | 28/03/2019

Një shqiptar është vrarë në Spanjë. Policia është duke hetuar ngjarjen, por paraprakisht dyshohet për vrasje mafioze për shkak të punës që bënte si truprojë ose për prishje të pazareve të drogës.

Deri më tani identiteti i shqiptari nuk është bërë i ditur. Mediat spanjolle shkruajnë se ai dyshohet se është vrarë të hënën e kaluar disa kilometra larg Totana-s. Megjithatë trupi i tij u gjet dje.

Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili më parë ka punuar në disa klube nate dhe bare, ndërsa kohët e fundit kishte filluar të punonte si truprojë. Ai jetonte në Mazarron. Policia po fokusohet te kontaktet dhe marrëdhëniet që ka pasur viktima pasi puna që kryente së fundmi mund ta ketë bërë shënjestër të krimit të organizuar.

Mësohet se ai është qëlluar me një plumb pas koke. Trupi i tij u gjet në një zonë pranë lumit Guadalentin. Ishte një banor i zonës që ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë që që nuk lëvizte.

Pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes, pak metra larg mjetit gjeti kufomën e shqiptarit, i cili kishte shenja dhune. Autoritetet nuk mundën të gjejnë shumë prova prej vështirësive të zonës, me shkurre dhe mbeturina.

Për sa i përket autorëve, dyshohet se janë profesionistë për shkak të ftohtësisë dhe saktësisë që kanë vepruar. Kjo ka vënë në dyshim autoritetet për të kuptuar nëse shqiptari është vrarë në vendin ku u gjet, apo është vrarë diku tjetër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono