Plehrat në Kavajë, Rama: Ndjesë pushuesve

15:30 | 08/08/2019

Kryeministri Rama ka thumbuar sot ish kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, për mbeturinat e pa pastruara në plazh.

“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit”,-shkruan Rama.

Kryeministri publikon ankesën që i ka ardhur në telefon nga një pushues, si dhe fotot e veprimit të kryebashkiakut të ri, pas interesimit të kryeministrit.

Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë. Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet”,-shkruan Kryeministri./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono