Plazhi i Spillesë, atje ku familjarët janë të kënaqur me çmimet  

14:03 | 17/07/2018

Në plazhin e Spillesë në Kavajë, numri i pushuesve vjen në rritje. Kjo për shkak se operatorët turistikë nuk abuzojnë me çmimet dhe i mbajne ato në nivele të përballueshme.

Në Spille, pushuesit po joshen nga çmimet. Me pesë qind lekë mund të marrësh një shezllon tërë ditën. Por ky çmim është i  ndryshueshëm. Në disa zona e gjen me tre qind apo katërqind lekë.

“Çmimet janë shumë ekonomike”, tha një pushues.

Kryesisht këtu gjen grupe familjarësh nga Shqipëria e Mesme. Ujërat e zeza nuk derdhen më në det. Kurse për pastertine e rërës kujdesen pronarët e lokaleve.

“Uji është shumë i mirë, rëra shumë e pastër”, u shpreh një pushuese.

“Të gjitha standardet që mund të kërkosh në një plazh”, tregoi një pushues.

“Jam kënaqur me qetësinë që ofron plazhi i Spillesë, me pastëritinë, me shërbimin. Kisha shumë vite pa ardhur këtu, por ka ndryshuar për mirë”, nënvizoi një pushuese tjetër.

Spilleja është ndër të paktët plazhe që kanë çdo dyqind metër dushe publike. Ato janë të përdorshme nga të gjitha moshat. Kurse pasarelat prej druri shoqërojne çdo dalje për në det.

Plazhi i Spillesë këtë sezon synon të dyfishojënumrin e pushuesve. Tërheqja e tyre vjen për shkak se operatorët turistikë jo vetëm kanë përmirësuar kushtet, por mbajnë nivele të përballueshme të çmimeve për xhepat e turistëve./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono