Plazhi i Gotullës në Adriatik të Kurbinit, nga mrekulli e natyrës në ferr mbetjesh

13:40 | 12/06/201913:400

Plazhi i Gotullës në Adriatik të Kurbinit është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Por e gjithë vija bregdtare është mbuluar me plehra e mbetje të lumenjve, kurse pushuesit e kanë braktisur përgjithmonë.

Pas kësaj ure në të cilën mund të kalojnë vetëm delet, hapet një lesë thurur me kallam. Vendasit e quajnë llajk. Dikush e ka vendosur si portë hyrëse për në plazhin e Gotullës në Adriatik të Kurbinit.

Më tej pamja është më shumë dramatike. Dy km rrugë kalon përmes një moçali. Duhen çizme për të shkuar në bregdet.

40 km larg metropolit me një vijë ranore prej gjashtë km është plazhi më skandal ndoshta se në çdo vend të botës.

Rëra kurative dhe e virgjër është mbuluar nga mbetjet e dy lumenjve Ishëm dhe Droje. Katastrofë ekologjike dhe askush nuk di të tregojë pse ka ndodhur kështu.

Plazhi i Gotullës është kthyer në një landfill, kurse pushuesit janë larguar përfundimisht. Këtë mrekulli të natyrës e vizitojnë vetëm lopët ose ndonjë kafshë tjetër.

Ndonjë varkë është braktisur në breg të detit. Dhe kasollet e braktisura të peshkatarëve janë dëshmia e fundit e atij mëkati të bërë me këtë zonë. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono