Platformë për punësimin e studentëve ekselentë në administratë

14:59 | 11/01/2019

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e punësimit të studentëve ekselentë në administratën publike. Shefi i qeverisë u shpreh për një garë të pastër ku prioritet do të jenë studentët me mesataren më të lartë.

Një histori personale për të ilustruar se merita është e para. Kryeministri Edi Rama e tregoi përpara studentëve të ekselencës, ndërsa prezantoi platformën për punësim në administratën publike.

“Djali im ai prej vërteti s’ka hyrë në universitet se s’ka pas mik, ka bërë një vit punë.”

Shtysë për të ngritur këtë platformë tha kryeministri ishte protesta e studenteve, të cilëve iu shpjegoi se prioritet për t’u punësuar kanë ata me mesatare më të lartë.

“Nuk mund të bëhej pa ju dhe protestën, sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në Shërbimin Civil bazuar në këtë ligj e pengonte.

Falë protestës kapërcejmë traditën e tepsisë së famshme, të gjithëve sot qoftë partisë që është mësuar të vjetrën, unë ju them më falni po s’kemi ça bëjmë, prioritetin e kanë më të mirët“.

Kërkesat e studentëve sipas Kryeministrit kanë marrë rrugën e zgjidhjes, ndonëse sipas tij nuk i duheshin adresuar qeverisë.

“Në të gjitha ato kërkesa, adresa është universiteti, rektori, dekani, senati.. cila peshë vote, ku, përse, të gjitha nuk kanë funksionuar dhe i kërkoni te qeveria”.

Ndërkohë ministrat sipas fushave po zhvillojne takime në unviersitetet për të krijuar një partnership në funksion të përmirësimit të kushteve të mësimdhënies. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono