Platforma për dialogun, Serbia: E papranueshme

22:56 | 15/02/2019

Por, Beogradi zyrtar e ka cilësuar të papranueshme platformën e Kosovës për dialogun dypalësh. Për qeverinë serbe, platforma e hartuar nga një grup kriminelësh lufte minon dialogun dhe zbeh shanset për një marrëveshje.

Platforma e grupit negociator të Kosovës ka irrituar Serbinë pasi në këtë mënyrë nuk ngelet gjë tjetër përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo gjë minon mundësinë për dialog. Një listë të gjatë akuzash ka patur shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuric, në adresë të Kosovës dhe shqiptarëve.

Sinkron Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, qeveria e Serbisë: “Kjo është një platformë kundër dialogut, e cila vë themelet për dështimin e bisedimeve dhe është edhe një hap i njëanshëm kundër gjithë asaj për të cilën kanë folur edhe zyrtarët e SHBA”.

Gjuriç nuk ka saktësuar se cfarë do të ishte një platform e Serbisë, por ka thënë se Serbia e ka grupin e saj negociator në krye me presidentin Vuçiç, kurse Kosova një grup me kriminel lufte. Por, siç tha, Serbia është e interesuar për paqe.

Sinkron Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, qeveria e Serbisë: “Serbia e sheh interesin e saj strategjik në marrëdhënie të tjera me shqiptarët. Është fatkeqësi që nuk kemi bashkëbisedues nga ana tjetër për këtë gjë dhe ne mund të zihemi edhe 50 vite, por nuk e shohim të ardhmen në konflikte. Por kjo platformë është e papranueshme”.

Për Serbinë ky është vit i rëndësishëm për të vendosur pasi dikur mund të jetë vonë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono