Platforma e PD për zgjedhjet/ Bardhi: Dekriminalizim i fushatës e kandidaturave

20:28 | 08/10/2018

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i ftuar në studion e Mbrëmje në ABC Neës ka folur platformën e opozitës për çlirimin e zgjedhjeve.

Sipas tij Shqipëria është në këtë situatë sot për shkak të deformimit të zgjedhjeve dhe përballjes në to me grupet kriminale.

“Sot jemi në një situatë ku në terren e gjatë fushatës partitë politike nuk konkurojnë me njëra- tjetrën, por opozita ka qenë në përballje me grupet kriminale dhe këtu, fillon deformimi i zgjedhjeve, duke e çuar Shqipërinë në situatën që është sot”.

Zyrtari i PD-së theksoi se hapi i parë është dekriminalizimi i fushatës zgjedhore dhe kandidaturave, si edhe shkëputja e politikanëve nme krimin e organizuar, që realizohet me vetingun e politikanëve.

“Kemi një kryeministër që as qeveris, as lançon reforma, por çdo ditë e harxhon si të mbulojë lidhjet e qeverisë së tij me krimin dhe hapi i parë është dekriminalizimi i fushatës zgjedhore dhe kandidaturave dhe jo vetëm zbatimi i përpiktë i ligjit  që një njeri me rekorde kriminale të mos hyjnë në kuvend por edhe të shkëpusimin lidhjen e politikane vë me krimin e organizuar dhe kjo realizohet me vetingun e poliikanëve”.

Sa i përket draft propozimit të mazhorancës, Bardhi tha se është njohur përmes medias për të, por që nuk përfshin dekriminalizmin por barazinë në komisione.

I pyetur për tritolin në shtëpinë e Xhisielës, Bardhi tha se pas deklaratës së Ramës, sot duhej të ishte arrestuar dikush nga opozita, por kjo nuk ndodhi.

“Unë prisja sot që dikush nga opozita të ishte arrestuar sepse Rama tha që e ka bërë opozita”.

Në lidhje me deklaratën e Ramës se Basha ka kërkuar një marrëveshje në tavolinë, Bardhi u shpreh se këto deklarata vijnë nga sikleti që ka kryeministri për shkak të lidhjeve me krimin.

“Basha ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë, por nga sikleti i madh që është Rama, jo vetëm për këtë deklaratë, por mos u çudisni që nesër të thotë unë Edi Rama jam shtatzënë, sepse është në siklet nga lidhjet me krimin e organizuar. Prisni këto ditë deklarata të Ramës, sepse është i gatshëm të pohojë çdo gjë. Rama shtyn ditën si të mbrojë kriminelin e radhës”.

Sa i përket audio përgjimit të “Babales”, Bardhi paralajmëroi se çdo prokuror, çdo zyrtar publik që është përfshirë në falsifikimin e të vërtetës shumë shpejt ligji do veprojë mbi këta individë. /abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono