Platforma e PD/ Gjata: Të përkthehet në ligj, të shërojë ekonominë

20:47 | 26/09/2018

“Platforma e PD për ligjin antimafia është platformë politike, serioze dhe duhet të përkthehet në ligj, për të shëruar ekonominë”. Kështu ka deklaruar në studion e Byro Politike juristi Çlirim Gjata gjatë diskutimeve për çlirimin e ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni të parashtruar nga Partia Demokratike. Në këndvështrimin e tij Gjata thekson se në një kohë kur ekonomia është kapur nga një grup oligarkësh të pasur kjo platformë është e domsosdoshme të shndërrohet në ligj.

“Sot jemi në një gjendje katastrofale të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, 400 mijë shqiptarë sot me valixhe në dorë. Ke një grup oligarkësh të pasur dhe shtresë të varfër. Nuk ka shtresë të mesme dhe oligarkët e kanë çuar në këtë gjendje,  nuk kanë lënë ekonominë të zhvillohet. Kjo situatë realizohet me platforma të tilla që nëse përkthehet në ligje dhe mund ta shërojë”.

Nga ana e tij juristi Shefqet Muçi theksoi se ligji ekziston por nuk zbatohet.

“Ne ligjin e kemi, por nuk e zbatojmë. Është shtuar korrupsioni, por ne sa herë kemi probleme ia vëmë fajin ligjit. Ligji është, por nuk e zbaton njeri”.

Në të njëjtën linjë me juristin Gjata edhe deputeti demokrat Agron Shehaj theksoi se Partia Demokeratike e ndërmori këtë nismë me synimin që t’u merret oligarkëve gjithçka kanë vjedhur

“E ndërrmorën se në Shqipëri ka një grup njerëzish që ka në marrë gjithçka dhe kanë përdorur koncensionet. Ligji ka synimin që t’u marrë këtyre oligarkëve çfarë kanë vjedhur e do vjedhin e t’ua kthejmë qytetarëve. Ky është kuptimi i ligjit. Krijohen tendera si psh. rasti i “check up” që asnjë shtet nuk ka nevojë. Është bërë kastile që të merren 70 mijë euro nga ana e shtetit e t’i jepen një mbështetëse të PS-së. Ky ligj synon t’ia marrë këto para dhe t’ua kthejë në buxhetin e shtetit”.

Por deputeti socialist Ervin Bushati tha se Partia Demokratike do të bënte mirë që të vinte në parlament dhe të shpaloste këtë platformë, ndërsa përsëriti qëndrimin për taksën e kunatit të Bashës.

“Ndërmjet taksës së kunatit duke shantazhuar këto kompani dhe shtetëzimit që thuhet dhe kësaj takse që e ka çuar te kunati duke krijuar një kompani për një vit ka të ardhura prej 11 mln euro”./abcnews.al

 




Një koment

  • Nolian

    26/09/2018 at 20:54

    Zoti Gjata po fshataret qe thone Ma ka dhene token shteti mua e harruat???Ligji 7501.Po ju jep tapite.Pres pergjigje.

    Reply

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono