Plantacion me kanabis në Greqi, shpallet në kërkim pronari shqiptar

16:56 | 13/06/201916:560

Autoritetet greke kanë zbuluar dhe më pas asgjësuar një plantacion me kanabis, i cili sipas të dhënave të para kap vlerën e 6 milion eurove. Ndërkohë është shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i cili konsiderohet si pronari i këtij plantacioni. 

Policia greke ka asgjësuar një plantacion me mbi 12.000 rrënjë kanabisi dhe ka deklaruar se të ardhurat e organizatës kriminale nga përllogariten në më shumë se 6 milionë euro. Janë arrestuar 6 pjesëtarë të grupit, grekë dhe shqiptarë, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 të tjerë.

Si kreu i organizatës kriminale është identifikuar një shtetas shqiptar, që i ka shpëtuar arrestimit. Ka shumë gjasë që policia greke të nxjerrë kundër tij një urdhër ndërkombëtar arresti. Plantacioni u zbulua në vendin e quajtur Stefani të Beotisë, rreth 50 km nga Athina.

U sekuestruan 12.800 rrënjë kanabisi, një kallashnikov me 26 fishekë, një pistoletë, 5 armë gjahu, një shumë parash prej 5.310 euro, 10 telefona celularë, 3 palë dylbi, pajiset e plota për kultivimin e kanabisit.

“Sipas vlerësimit të policisë plantacioni funksiononte prej disa vitesh. Vetëm investimi në infrastrukturë përllogaritet në 1 milion euro. Zbulimi i këtij plantacioni i ka dhënë shkas medias gjermane të konkludojë se Shqipëria dhe Greqia janë prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë”.

“Çdo vit në Greqi sekuestrohen tonë të tërë droge. Shqipëria, por edhe Greqia fqinje konsiderohen si dy vende me prodhimin më të madh të kanabisit në Europë. Një pjesë e mirë e prodhimit transportohet në rrugë detare në Itali, ndërsa një pjesë tjetër shpërndahet në qytetet e mëdhenj, kryesisht në Athinë dhe Selanik, por edhe në ishujt që destinohen për jetë set-in (të pasurit)”, shkruan shtypi gjerman i cituar nga radio Deutsche Welle./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono