Plani “rezervë” nëse shkatërrohet bota…

22:53 | 14/03/2018

Nëse planeti rrezikohet nga ndonjë katastrofë, mesa duket është krijuar plani i shpëtimit për njerëzimin.

Bëhet fjalë për një kompleks bunkerësh, që mund të strehojnë rreth 10.000 persona.

Bunkerët kanë pajisje mbijetese dhe sipas krijuesve të tyre, kompleksi, ku ata bëjnë pjesë, mund të konsiderohet si qytezë.

Ata do të shërbejnë nëse goditemi nga një asteroid apo bombë bërthamore.

Sipas Daily Mail, kompleksi është vendosur në South Dakota dhe do të kenë funksionin e njëjtë si një shtëpi. Do të jenë të pajisura me divane, tavolinë kafeje, piktura, madje mund të përfshihen edhe ekrane LED për të shfaqur pamje të ndryshme nga “bota e jashtme”.

Bunkerët janë 8 metra të lartë dhe 24 metra të gjatë. Brenda ka mjaftueshëm hapësirë për të mbajtur furnizime për 12 muaj. Çdo bunker mund të mbajë nga 10 deri në 20 persona.

Kompania që po e ndërton, Vivos, është lider në ndërtimin bunkerëve. Sipas tyre, ata po përgatisin planin e shpëtimit për ata persona që i frikësohen katastrofave në Tokë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono