Planetet jashtë sistemit diellor në romanin shkencor të Mimoza Hafizit

22:40 | 10/09/2019

Fizikantja Mimoza Hafizi e ftuar në studion e Provokacijas ka promovuar romanin e saj shkencor të botuar së fundi që titullohet “Pikë e trëndafilit”, është shkencë, është një vepër me stil të veçantë që informacionin shkencor i dhënë në mënyrë të thjeshtë. Ky liibër theksion hafizi u kushtohet planetëve që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor.

“Libri i është kushtuar planeteve jashtë sistemit tonë diellor, planete që sillen rrotull planetëve të tjera. Vetëm në 1995 është zbuluar planeti i parë. Kemi rreth 4050 planete të tjera të zbuluar, dimë përmasat, distancat dhe temperaturat dhe nga këta janë 30-40 që ndodhen në zona të banueshme për të shqyrtuar nëse ka vërtet jetë aty. Në librin tim kam në fokus këto planete në mënyrë të thjeshtuar”.

Ajo ka folur edhe për krijimin e universit dhe deri ku shkon shkenca.

“Universi është krijuar në një çast koha, hapësira, materia, që është bing beng. Ka një çast krijimi por ende nuk e kemi prekur çastin e krijimit për të kuptuar kohën, është është interesante dhe enigmatike.

Ekziston një fushë e gravitacionit kaustik që tenton të kapë dhe vrimat e zeza dhe nëse kjo teori përpunohet atëherë ne me shkencën tonë i kemi prekur këto çaste unë nuk jam shumë optimiste sepse ne i jemi afruar të vërtetës, por ne kemi të vështirë ta kapim. Ka njerëz që besojnë se toka është e sheshtë. 13 % e popullsisë besojnë se Hëna është një rrotull djathi.

Ajo që më duket mister te njërëzimi ka shumë padije dhe njerëzimi progreson në mënyrë marramendëse”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono