Plagosi me thikë një person, arrestohet 64-vjeçari

18:15 | 21/07/2019

Një 64-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në flagrancë, pasi plagosi me thikë nga 46-vjeçar. Mësohet se në pranga ka rënë Agron Muça, 64 vjeç, banues në Fier, e ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”.

Fier

Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje me pasoja të rënda për jetën.

Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, kapet në flagrancë nga policia autori i dyshuar më mjetin e krimit në dorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.M, 64 vjeç, banues në Fier.

Në lagjen “16 Prilli” Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.M ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin.

Shtetasi L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono