“Plagjiatura, një lloj hajdutërie”, Tarifa: Kam ngritur tezën e Vettingut në akademi

22:32 | 14/01/202022:320

I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, profesori Fatos Tarifa e ka konsideruar si të rëndë plagjiaturën. Sipas tij është diçka që të bëhet ves dhe shumë e rëndë, një marrëzi sepse ai që e vjedh shkrimin është i paaftë ta mbrojë atë.

“Nëse nuk është bindja jote shkencore nuk e mbron dot. Ka një mungesë inteligjence. Në kohën tonë më ketë teknologji komunikimi që kemi është kollaj të vjedhësh, por edhe kollaj të kapësh”, u shpreh ai.

Ndërsa ka folur për plagjiaturat Tarifa sqaroi theksoi se është bërë mjaft masive.

Ka pasur raste që pedagogë shqiptarë kanë përkthyer një tekst të tërë dhe e kanë paraqitur si punë të tyre pa asnjë lloj reference dhe “ky fakt është një lloj hajdutërie” tha ai.

Gjithashtu Tarifa sqaroi se nëse drejtuesit e studentëve që punojnë në tema nuk janë rigorozë, mund të jetë një nga arsyet e rritjes së plagjiaturës.

“Kam ngritur tezën e Vettingut në akademi, për të vërtetuar se si është marrë një titull. Kriteret janë të shkruajtura. A janë plotësuar kushtet ligjorë, ku duhet të kesh dhënë për një periudhë të caktuar mësimdhënie në perëndim. Studentët janë ata që mund të sjellin ndryshim me kërkesat për të pasur profesorë të aftë, demokratë”, tha ndër të tjera Tarifa./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono